Byroja Kombëtare e Hetimit, ambasada SHBA: E ngjashme me FBI-në amerikane

Ambasada amerikane në Tiranë shpjegon mënyrën se si do të funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit. Përmes postimit të radhës në Facebook, ambasada sqaron se Byroja Kombëtare e Hetimit është njësia hetimore e SPAK, një institucion i ri, i pavarur dhe i pa politizuar kushtetues, detyra e të cilit është të ndjekë penalisht korrupsionin, krimin e organizuar dhe krimet e kryera nga zyrtarë të nivelit të lartë.

Ambasada thotë se BKH është e ngjashme me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë të Shtetet e Bashkuara.

Hetuesit e këtij institucioni do të trajnohen në akademinë e FBI-së Virxhinia. Ligji mbi SPAK-un po ashtu kërkon që një komision ndërkombëtar të mbikëqyr trajnimin dhe përgatitjen e hetuesve të BKH.

 Duke bërë krahasime më të kaluarën ambasada amerikane thekson se me ngritjen e SPAK dhe BKH, zyrtarët e korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar do të japin llogari dhe do të përballen me drejtësinë.

 “Askush nuk do të jetë mbi ligjin’” theksohet më tej në videon e postuar nga ambasada amerikane.

Shkarkoni aplikacionin e A2