Kajmaku tregoi pasaportën, Bardhi: Do të shkosh në burg, mos e dysho

e2869ce2 8a54 4b85 91f6 a539eb5dd1d3 1100x620

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur përsëri kreut të Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku, pasi ky i fundit postoi në Facebook, foto të pasaportës së tij me të cilën kishte udhëtuar disa herë në Greqi.

“Jorgo Toto i Vorës po tenton t’i bëjë shqiptarët për budallenj. Tregon pasaportën e Agim Kajmakut, në vend që të tregojë pasaportën e Jorgo Totos, emër me të cilin është arrestuar dhe është në kërkim në Greqi”, shkruan Bardhi në Facebook.

“Si Agim Kajmaku ke hyrë dhe mund të hysh prapë në Greqi! Pyetja është, si Jorgo Toto a hyn dot? Jorgo Toto me foton në TIMS dhe me pasaportën nr. Z 0148497 a je ti? Që e vërteta do të dalë, për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi! Që ti do të shkosh në burg, edhe këtë mos e dysho! Të ka gënjyer Edi Rama, kur të ka thënë se do të të mbrojë Arta Marku. Më beso! Nuk të ndihmon dot as ajo!”.