Këshilli i Përgjithshëm i LDK, mbështetje unanime Osmanit si kryeministre

Vjosa Osmani mori mbështetjen unanime të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për kandidaturën e kryeministres së Kosovës. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa kërkoi përkrahjen maksimale për Vjosën si gjatë fushatës zgjedhore, ashtu edhe si kryeministre e ardhshme.

“Kryesia si dhe kundër kandidati Lutfi Haziri e kanë vlerësuar të arsyeshme që kësaj radhe në mënyrë unanime pa asnjë kundër ta propozoj Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani si kandidate për kryeministre të Kosovës. Meqenëse në kryesi kemi vendosur me vota unanime kjo duartrokitje dhe kjo përkrahje është unanime për Vjosa Osmanin për kryeministre. Iu falënderoj për besim dhe kërkoj që ta përkrahim edhe në fushatë dhe ta përkrahim edhe kur të vijë në pozitën e kryeministres ka mjaftë punë”, deklaroi Isa Mustafa.

Kandidatura e Osmanit u prit me reagime pozitive në Kosovë duke qenë se bëhet fjale edhe për rastin e parë që një grua kandidohet për ketë post. Ende pa u shpallur data e zgjedhjeve, e madje ende para se të shpërndahej parlamenti, partitë politike nisën bisedimet  për krijimin e koalicione të reja parazgjedhore.

Nisma Socialdemokrate e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re do të garojnë së bashku, me kandidat për kryeministër Fatmir Limajn. Më herët  AAk-ja e Ramush Haradinajt dhe PSD-ja e Shpend Ahmetit zyrtarizuan koalicionin mes tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2