Kriza e opioideve në SHBA. Kompania farmaceutike, gjobë 572 milionë $ – A2

Kriza e opioideve në SHBA. Kompania farmaceutike, gjobë 572 milionë $

ilace 1100x620
Video

Gjiganti amerikan i farmaceutikës, Johnson & Johnnson, duhet të paguajë një gjobë prej 572 milionë dollarësh, pasi, sipas një gjykate të Oklahomës, ka nxitur epidemi varësie ndaj opioideve duke promovuar në mënyrë agresive qetësuesit e fortë.

Sipas gjykatësit Thad Balkman, nga konteja e Cleveland, komania farmaceutike ka ndërmarrë një fushatë cinike dhe të gënjeshtërt për të shitur opioidet si drogë magjike: “Kriza e opioideve është një kërcënim i rrezikshëm për qytetarët e Oklahomës. Marketingu dhe promovimi keqorientues i Johnson and Johnson kompromentuan shëndetin dhe sigurinë e mijëra qytetarëve të Okslahomës, duke shkaktuar një krizë të vërtetë, që tregohet nga shifrat alarmante të varësisë, vdekjeve nga mbidoza dhe problemet tek të sapolindurit”.

Johnson & Johnson është kompania e parë farmaceutike që i nështrohet një procesi gjyqësor për varësinë nga qetësuesit në SHBA, ku vetëm në vitin 2017 u shënuan mbi 70 mijë vdekje për shkak të mbidozës. Gjykata e Oklahomës kishte si qëllim të siguronte një dëmshpërblim për kurat që u janë nënshtruar mijëra përodrues të lëndëve narkotike, për një total prej 17 miliardë dollarësh.

Por, në fund, shifra rezultoi shumë më e ulët. Kompania farmaceutike shënoi një rritje prej 4% në bursë, pikërisht për faktin se pritej një dënim më i rëndë. Megjithatë, përfaqësues të Johnson and Johnson kanë thënë se do të apelojnë vendimin.