Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Lerda: E kemi harruar Kukësin

Nga A2 CNN
27 Gusht 2019, 20:35 | Futboll
Lerda: E kemi harruar Kukësin

Pas nisjes së dobët të kampionatit, kampionët e Partizanit përballen me Luftëtarin. Objektivi është një: rikthimi i besimit dhe 3 pikët që do të linin pas humbjen ndaj Kukësit në javën e parë.

Trajneri Lerda e sheh të vështirë përballjen ndaj Luftatërit, pavarësisht problemeve të gjirokastritëve.

“E dimë që na pret një ndeshje e vështirë ndaj Luftëtarit në transfertë. E kemi harruar humbjen ndaj Kukësit. Nuk mendoj se kemi presion. Jemi të qetë. Me presion shpesh ndodhin gjëra jo të këndshme. E pashë ndeshjen e kundërshtarëve ndaj Tiranës dhe të them të drejtën ishte jë ndeshje e çuditshme. 30 minutat e para Luftëtari bëri një lojë shumë të mire”, tha Lerda.

Fitorja në Gjirokastër është një mollë e ndaluar për Partizanin. Të kuqtë nuk fitojnë në këtë transfertë prej 22 vitesh. Tekniku italian është vënë në dijeni të kësaj statistike, por mendon se ka ardhur koha që kjo tabu të thyehet: “Kam mësuar rreth këtij bilanci negativ. Ne urojmë dhe duam ta thyejmë këtë tabu sepse kemi nevojë për pikë. Sapo ka nisur kampionati, jemi një grup i ri dhe duhet të kemi besim dhe qetësi për të arritur atje ku duam”.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë