Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mbyllet samiti i G7, Trump zbutet për Iranin, por s’ka arritje konkrete

Nga A2 CNN
27 Gusht 2019, 10:30 | Bota
Mbyllet samiti i G7, Trump zbutet për Iranin, por s’ka arritje

Në një konferencë të zhvilluar në mbyllje të samitit tre ditor në Biarritz të Francës, presidenti amerikan Donald Trump dhe ai francez Emanuel Macron folën për unitet, pavarësisht mosmarrëveshjeve që u manifestuan për çështjen tregtare, Iranin apo taksën dixhitale. Kreu i Elizesë i hapi rrugën një zgjidhjeje të mundshme diplomatike mes Uashingtonit dhe Iranit, lidhur me ujdinë bërthamore të 2015-të, duke kërkuar zhvillimin e një takimit mes presidenteve të të dyja vendeve.

“Kemi krijuar kushtet për këtë takim dhe gjithashtu për një marrëveshje. Nuk dua të tregohem i nxituar por mendoj se kjo është diçka që i vë kapakun përshkallëzimit të tensioneve dhe që na lejon të arrijmë objektivët që po kërkojmë”, deklaroi presidenti francez.

https://a2news.com/2019/08/24/nis-samiti-i-g7-macron-ti-japim-fund-luftes-tregtare-do-na-ktheje-ne-recension/

Presidenti Trump nuk konfirmoi nëse do të ketë një takim së shpejti por tha se nëse Irani ndryshon qëndrim, takimi do të ishte i mundur.

“Ne nuk po kërkojnë ndryshim të udhëheqjes (në Iran). Një gjë e tillë nuk ka funksionuar. Ne duam që të mos kenë armë bërthamore. Mund ta arrijmë në një kohë të shkurtër. Dhe vërtet besoj se Irani mund të bëhet përsëri një vend madhështor. Do të doja që kjo të ndodhte. Por nuk duhet të kenë armë bërthamore", shpjegoi ai.

https://a2news.com/2019/08/26/samiti-i-g7-vizite-e-palajmeruar-e-ministrit-iranian/

Trump hodhi poshtë më herët zërat për tensione të mundshme mes tij dhe Macron, pasi ai u takua të dielën me ministrin e jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.

Ai tha se i kishte dhënë kreut të Shtëpisë se Bardhë miratimin për vizitën e ministrit iranian, por në konferencë për shtyp presidenti francez tha vetëm se e kishte informuar homologun amerikan. Por pavarësisht zbutjes së retorikës lidhur me Iranin, samiti përfundoi me shumë pak rezultate të rëndësishme, për shkak të ndasive të mëdha kryesisht mes shteteve të bashkuara dhe aleatëve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli