Mbytet e mitura në Durrës

Një 7-vjeçare është mbytur këtë të martë në Durrës, në zonën e plazhit të quajtur “Iliria”. Sipas të dhënave paraprake ngjarja ka ndodhur rreth mesditës.

E mitura ka qenë në plazh bashkë me familjen, por është futur në ujë për t’u larë pa dijeninë e prindërve. Kur kanë kuptuar se fëmija ishte në det, prindërit janë futur për t’i dhënë ndihmë. Por edhe pse është dërguar për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit të qytetit, vogëlushja, që mësohet se ishte nga Podujeva, ka ndërruar jetë.

Shkarkoni aplikacionin e A2