Probleme me dritat në ndeshjen Tirana-Teuta. 30 minuta errësirë në “Selman Stërmasi”

Ndeshja Tirana-Teuta u ndërpre në minutën e 22-të të pjesës së parë pasi në stadiumin “Selman Stërmasi” pati një problem me prozhektorët.

Fillimisht skuadrat vazhduan normalisht lojën, por arbitri e ndërpreu takimin pas disa minutash për shkak se shikueshmëria ishte shumë e ulët.

Pasi u prit disa minuta për zgjidhjen e problemit, skuadrat nisën nxemjen nga e para për të mbajtur muskujt e ngrohtë.

Pas rreth 30 minutash ndërprerje, ndeshja rifilloi normalisht.

Ndeshja u ndërpre në rezultatin 0-0.

Shkarkoni aplikacionin e A2