RENEA në Vlorë, patrullime në rrugë dhe në det

Një grup i forcave të Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur ndodhet prej disa javësh në Vlorë, si pjesë e masave për shtimin e sigurisë në qytetin bregdetar.

Gjatë paradites, skuadra e RENEA-s patrullon në det, kryesisht në plazhin e vjetër, në ndihmë të forcave lokale të Policisë, ndërsa gjatë mbrëmjes në akset e ndryshme rrugore në Vlorë por edhe Selenicë. Në një foto, disa pjesëtarë kanë dalë mbi një skaf me flamurin shqiptar, ndërsa kanë kryer edhe stërvitje duke bërë zhytje.

Shkarkoni aplikacionin e A2