Sezoni veror, Dhërmiu vizitohet më shumë nga të huajt

Dhërmiu është një nga plazhet e rivierës shqiptare që është vizituar më së shumti nga turistë të huaj këtë sezon veror. Italianë, francezë dhe britanikë kanë shijuar plazhet e Dhërmiut, por edhe bukuritë natyrore të ndërthurura mes maleve dhe bregdetit.

“Na pëlqen me të vërtet ky vend, është shumë bukur. Malet, plazhi, uji është shumë i pastër dhe njerëzit janë shumë pozitiv”, thotë një turiste angleze. “Është viti i tretë që vij në Shqipëri. Është një vend i bukur, ku rihet rehat”, thotë një italian.

Sipas guidave turistike të zonës, këtë vit ka pasur një numër të shtuar të turistëve britanikë të cilët e kane vizituar Dhërmiun kryesisht para sezonit veror, në muajt maj-qershor.

E veçanta e këtij viti në Dhërmi është fakti që ka pasur më së shumti vizitorë të huaj se sa vendas, ndikuar kjo ndoshta edhe nga çmimet, që nuk janë të përballueshme për shumicën e qytetarëve shqiptare.

Shkarkoni aplikacionin e A2