Shpërthimi në Lezhë, rriten kontrollet për parandalimin e zjarreve në karburante

Pasojat e shpërthimit të një pike karburanti, në 24 gusht të këtij viti janë ende të dukshme. Ngjarja ndodhi në superstradën Lezhë-Laç, ku u plagosën 7 persona, mes tyre 2 vajza të mitura. Jehona e shpërthimit duket se ka ndikuar në rritjen e masave të sigurisë në subjektet e tregtimit me pakicë të karburantit dhe gazit të lëngshëm.

Në Tiranë vijojnë kontrollet nga sektori inspektimit dhe parandalimit të zjarreve. Komisar Arjan Ahmetaj këshillon punonjësit që të këshillojnë shoferët të fikin motorin dhe të mos komunikojnë me celular kur futen në pikën e karburantit. “Sepse, nëse kemi rrjedhje gazi, krijon eksplozion”, thotë ai. Për punonjësit e pikave të karburanteve, këto rregulla duhet të ndiqen më tepër nga të rinjtë, të cilët jo gjithmonë i zbatojnë.

Momentalisht ,autoritetet shtetërore janë të fokusura tek kontrollet për cilësinë dhe dokumentacionin e pikave të karburanteve, por ngjarja e Lezhës duket se ka sensibilizuar disi instancat përkatëse. Të tilla shpërthime të fuqishme nuk ishin regjistruar që në vitin 2017, kur në Golem u këput një kabull i energjisë dhe shkaktoi dëme të shumta materiale.

Aksioni te karburantet, Braçe: Kontrolle te konsumatorët e mëdhenj

Aksioni në tregun e karburanteve do të shtrihet drejt konsumatorëve më të mëdhenj të tregut në fushën e ndërtimit, prodhimit, transportit dhe tregtisë. Zëvendëskryeministri Erion Braçe u ka lënë atyre afat deri në fund të Shtatorit për të certifikuar depozitat dhe pajisjet e tjera të tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2