Transportonin kanabis drejt Greqisë, arrestohen 3 shqiptarë dhe një grek

Policia Kufitare në bashkëpunim me policinë greke në Igumenicë kanë arrestuar 4 persona në kuadrin e një operacioni antidrogë.  

Personat e arrestuar nga pala shqiptare janë tre të rinj, 19, 20 dhe 21 vjeçar banues në fshatrat e Konispolit.

Të rinjtë u kapën në flagrancë teksa transportonin në kufirin e gjelbër midis Shqipërisë dhe Greqisë në pikën e Qafë Botës rreth 3 kilogramë kanabis të futur në një çantë.

Nga ana tjetër e kufirit , po i priste në një automjet tip Smart një shtetas grek 23-vjecar, banues në Sivota të Igumenicës, në banesën e të cilit u sekuestrua edhe një sasi tjetër kanabis, prej 1.5 kile.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tyre, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Shkarkoni aplikacionin e A2