Aksident me “Shqiponjën Supersonike”, humb jetën pilotja amerikane – A2

Aksident me “Shqiponjën Supersonike”, humb jetën pilotja amerikane

Pilotja profesioniste dhe prezantuesja televizive Jessi Combs ka humbur jetën pas një aksidenti me makinën e saj me motor reaktiv ndërsa po përpiqej që të thyente rekordin personal të shpejtësisë në shkretëtirën Alvord në Oregon.

36-vjeçarja, e cilësuar si gruaja më e shpejtë në botë “mbi katër rrota”, vendosi një rekord me makinën saj në vitin 2013, duke ecur me një shpejtësi prej 640 km/h. Në vitin 2016, ajo arriti të shkonte deri në 777 km/h, por makina nuk e përfundoi xhiron e plotë për shkak të problemeve teknike.

Ajo humbi jetën mbi të njëjtën makinë që provoi të thyente rekordin tre vite më parë, të quajtur Shqiponja Supersonike e Amerikës së Veriut. Detajet e vdekjes nuk janë bërë ende të ditura, por nga njoftimi zyrtar i familjarëve u kuptua se kishte ndërruar jetë në prani të njerëzve më të dashur.

Vetëm pak ditë para vdekjes, Combs kishte shprehur dëshirën për të thyer rekordin e shpejtësisë me këto makina, që ishte 813 km/h.

Shkarkoni aplikacionin e A2