Atentati në Tiranë, zbardhen dinamika dhe konfliktet e ish efektivit të vrarë

Zbardhet dinamika e atentatit që ka terrorizuar banorët e zonës së Kinostudios në Tiranë.

Rreth 15 persona janë shoqëruar në Komisariat për t’u pyetur mbi rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që një person që mendohej i dyshuar, me precedent në fushën e narkotikëve, por është lënë më pas i lirë si person jo e përfshirë në ngjarje.

Ndërkohë mësohet se Viktima Santiago Malko pak para atentatit kishte lënë makinën e tij tip BMW X5 në një lavazho të zonës, dhe kur ka dalë në rrugën kryesore rruga i është prerë nga një Automjet tip Mercedes nga i cili është lëshuar një breshëri automatiku.

Si pasojë, Malko ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur fillimisht me disa kosha plehrash, dhe më pas ka hyrë në territorin e një biznesi privat, tashmë pa jetë.

Viktima nuk është person i panjohur nga forcat e rendit. Fillimisht, sepse për rreth një vit ka qenë efektiv i patrullës së përgjithshme të policisë së shtetit.

Por sidomos për faktin që ka qenë disa herë protagonist i kronikave, fillimisht në vitin 2016 kur në rrugën Islam Alla në Tiranë ka patur një konflikt me disa persona që zotëronin një pikë basti, dyshohet për një borxh, ku në acarim e sipër ai kishte tentuar t’i godasë me pistoletë.

Malko njihej edhe si mik i Ervis Martinajt, një nga protagonistët e vrasjes së bujshme në Bllok, madje ishte filmuar si i pranishëm në afërsi të skenës së krimit ku si pasojë u vra Fabian Gaxha, dhe ndërkohë  u plagosën Eljon Hato dhe vetë Ervis Martinaj.

  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për negociatat, Merkel: Më vjen shumë keq, do t’i rikthehemi çështjes
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Maqedonia e Veriut ka bërë shumë me çështjen e emrit
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Nuk e ndjejmë veten gati për të hapur negociata
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Në 2008 bëmë disa lëvizje të nxituara me vizat