Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

BMW X6 Vantablack, makina me ngjyrën e zezë “më të zezë në botë”

Nga A2 CNN
28 Gusht 2019, 17:29 | Teknologji

Vantablack, ngjyra e zezë “më e zezë në botë”, vjen këtë herë me një edicion special të një prej makinave më të pëlqyera në botë, BMW X6.

Makina e veçantë do të prezantohet në panairin e Frankfurtit, ku BMW do të shfaqe versionin e tretë të SUV-it. Ngjyra “Vantablack” thith 99% të dritës duke e bërë atë pigmentin më të errët në tokë. Artisti britanik Anish Kapoor bleu të drejtat ekskluzive të përdorimit të ngjyrës në vitin 2016, por në makinën BMWX6 ka përdorur një version ndryshe, Vantablack VBx2, që sipas vetë kompanisë gjermane, lejon pasqyrimin e dritës nga disa kënde, duke e bërë më të përshtatshme për përdorim si ngjyrë makine.

E shpikur fillimisht nga kompania britanike NanoSystem në vitin 2014, kjo ngjyrë e zezë u përdor për të mbështjellë mjetet hapësinore që do të dërgoheshin për të vëzhguar galaksi të largëta. Ben Jensen, themeluesi i NanoSystems, më parë ka refuzuar ofertat për të përdorur këtë ngjyrë mbi makina të tjera, por kur mori propozimin nga BMW për të lyer versionin X6 pranoi, sepse iu duk mjeti i duhur.

BMW Vantablack X6 do të mund të shihet nga publiku në Frankfurt, në datat 12-22 shtator, ndërsa modeli i ri X6 do të dalë në shitje nga muaji nëntor i këtij viti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani