Brazilianët kërkojnë ndjesë për Bolsonaron: Na fal, Brigitte!

Brazilianët u janë drejtuar rrjeteve sociale për t’i kërkuar ndjesë Zonjës së Parë franceze, Brigitte Macron, pas komenteve fyese që Presidenti Jair Bolsonaro bëri për të.

Pak ditë më parë, Bolsonaro iu përgjigj një komentuesi në rrjetet sociale që krahasonte fotot e zonjave të para të Brazilit dhe Francës, shoqëruar me shkrimin ”Tani e kuptojmë pse Macron i bie në qafë Bolsonaros”.

E papërshtashme përgjigjia e Presidentit të Brazilit, i cili i kërkoi të mos e turpëronte Macronin.

Hashtagë të tillë si “Na fal, Brigitte’’ ishin mes më të shpërndarëve në rrjetet sociale.

Gjithashtu, shkrimtari i njohur brazilian Paulo Coelho postoi një video në Twitter ku i kërkon falje popullit francez për atë që e quajti histeri kundrejt Francës, Presidentit dhe Zonjës së Parë franceze. 

Shkarkoni aplikacionin e A2