Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Fiskalizimi i qeverisë, biznesi i trembur: Jemi mësuar me kasë

Nga A2 CNN
28 Gusht 2019, 12:37 | Ekonomi

Biznesi është  paqartë për nismën e fundit të qeverisë, të lançuar me shumë bujë, faturën on line ose ndryshe fiskalizimin. Deri më tani, të gjitha faturat i kanë deklaruar me kasë, ashtu siç ka kërkuar edhe ligji. Por kjo do të ndryshojë, në bazë të urdhrit të ri.

Ndërkaq ekspertët kontabël, atë që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me biznesin e konsiderojnë fiskalizimin një proces të nxituar. Sipas tyre, kostot që do të rëndojnë mbi sipërmarrjen janë të pashmangshme, ashtu si edhe nxjerrja jashtë tregut e një pjese të kasave fiskale.

Bujar Bendo, ekspert ekonomie

“Asnjë lloj mundësie ka që nga 1 janari të fiskalizohet sistemi. Vetëm administrata tatimore nuk mund të ambientohet kaq shpejt. Nga vetë kompania që po e lançon si program do të ketë shumë probleme, pa folur për biznesin”, thotë eksperti i ekonomisë Bujar Bendo.

Qeveria ka paralajmëruar se në janar xhiroja ditore e biznesit nuk do të deklarohet më me kasë, por elektronikisht. Një proces i pagëzuar si fiskalizimi, por që ende ngre pikëpyetje për mënyrën sesi do të realizohet dhe shqetësim tek biznesi, që do t’i përballet me këtë formë të re në marrëdhënien me tatimet.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu