Gara për anëtarin e KLP, Arta Marku mban peng vakancën. Vartësi i saj, pretendent

Kryeprokuroja Arta Marku nuk ka hapur garën për plotësimin e vendit vakant në KLP pas shkarkimit të prokurorit Gent Osmani.

Sipas ligjit, njoftimi për pjesëmarrjen në garë duhet të ishte publikuar që më datën 2 gusht, por Prokuroria e Përgjithshme e ka justifikuar këtë qëndrim me mungesën e prokurorëve që janë me pushime.

Gent Osmani u shkarkua më 31 korrik të këtij viti nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, duke lënë vakant karriken e tij në Këshill. 24 orë pas këtij shkarkimi, vendimi i zbardhur dhe kërkesa për zëvendësimin e tij i është adresuar prokurores së përgjithshme, e cila duhet të kishte njoftuar hapjen e garës dhe më pas thirrjen e Asamblesë së Prokurorëve. Por, kjo gjë nuk ka ndodhur.

Edhe pse letra e Këshillit të Lartë të Prokurorëve ka mbërritur në zyrën e Markut më datën 2 gusht, në faqen zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme nuk është bërë asnjë njoftim drejtuar prokurorëve për të shprehur interesin për këtë post vacant.  

Në vend të Osmanit përflitet se do të emërohet numri dy i Prokurorisë së Përgjithshme, Adnand Xholi. Emërimi i tij në këtë post pritet të fuqizojë më shumë pozitat e Arta Markut në garë për prokurorin e përgjithshëm. Këshilli i Lartë i Prokurorëve ka në process vendime të rëndësishme në lidhje me konstituimin e organeve të reja të drejtësisë, si emërimi i prokurorëve të SPAK-ut dhe atë prokurorit të përgjithshëm.

  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për negociatat, Merkel: Më vjen shumë keq, do t’i rikthehemi çështjes
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Maqedonia e Veriut ka bërë shumë me çështjen e emrit
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Nuk e ndjejmë veten gati për të hapur negociata
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Në 2008 bëmë disa lëvizje të nxituara me vizat