Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kategoria Superiore, fiton Partizani, Kukësi e Skënderbeu në krye

Nga A2 CNN
28 Gusht 2019, 19:07 | Futboll
Kategoria Superiore, fiton Partizani, Kukësi e Skënderbeu në krye

Partizani arriti të marrë fitoren e parë në këtë sezon, duke mundur 1-0 Luftëtarin. Protagonisti i ndeshjes për kampionët në fuqi ishte Bruno Telushi, i cili shënoi golin e vetëm të takimit në Gjirokastër. Një fitore e merituar për Partizanin, që pati disa raste për të shënuar.

Ndërkohë, Skënderbeu ka marrë kreun e renditjes me pikë të plota nga dy javët e para, pasi mundi edhe Laçin 2-1 në fushën e kësaj të fundit. Kurbinasit e drejtuar nga Starova kaluan të parët në epërsi, por korçarët e Ilir Dajës arritën të përmbysnin rezultatin.

Pa gola u mbyll sfida mes Bylisit dhe Vllaznisë në Ballsh, dy ekipeve që janë promovuar sivjet në Superiore, pasi një sezon më parë luanin një kategori më poshtë.

Në ndeshjen e fundit të ditës, Kukësi mori një fitore të vyer në Vlorë, duke shkatërruar 3-0 Flamurtarin, falë një dopiete të Shkurtajt dhe një tjetër goli të Gocajt.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani