Koleksioni më i madh i avionëve luftarakë – A2

Koleksioni më i madh i avionëve luftarakë

Château de Savigny-lès-Beaune, që ndodhet në kodrat e Burgundy, është vendi i fundit ku të shkon mendja se mund të gjesh avionë luftarakë që dikur kanë mbajtur bomba atomike.

Plot 110 avionë luftarakë ndodhen në oborrin e kështjellës së Michel Pont, koleksionuesit më të madh të këtyre avionëve sipas Librit të Rekordeve Guinness. Ish-piloti u fiksua me avionët gjatë kohës që ishte në ushtri dhe që atëherë nisi të udhëtonte në të gjithë botën për të blerë avionë të vjetër që do të shkatërroheshin.

87-vjeçari e ka rritur koleksionin e tij duke e bërë muze kështjellën dhe mendohet se ka rreth 40 000 vizitorë në vit.

“Të koleksionosh avionë luftarakë nuk është si të koleksionosh pulla poste. Më pëlqen t’i shpëtoj pasi nëse nuk do t’i blija unë këto mjete që askush nuk i do, do të përfundonin për skrap”, thotë Pont.

Shkarkoni aplikacionin e A2