Kukan: Maqedonia e Veriut mund të marrë datë për negociatat në vjeshtë. Pak gjasa për Shqipërinë

“Maqedonia e Veriut mund të marrë një datë për fillimin e negociatave në vjeshtë, ndërsa ka pak gjasa që kjo gjë të ndodhë edhe për Shqipërinë”.

Kështu shprehet ish-deputeti i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, në një intervistë për mediat sllovake.

Pasi tha fjalë të mira për Maqedoninë e Veriut, Kukan ndryshoi ligjëratën kur u pyet në lidhje me Shqipërinë.

“Ata duhet të bëjnë një reformë të madhe në drejtësi, opozita bojkoton Parlamentin dhe mbi të gjitha, shqiptarët nuk gjejnë dot kompromise”, deklaroi Kukan, duke shtuar se nuk është realiste të presësh datë për Shqipërinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2