Oferta e re e Barcelonës: 130 milionë euro, Rakitic dhe Dembele për Neymar

“L’Équipe” ka publikuar se Barcelona i ka bërë një ofertë të re PSG për brazilianin Neymar: 130 milionë euro, Rakitic dhe huazimin për një sezon të Dembele.

Duket se është pikërisht francezi ai që mund të bindë francezët për të shitur më në fund sulmuesin, pasi Dembele ka qenë nën urdhrat e trajnerit të PSG, Thomas Tuchel kur të dy ishin pjesë e Borussia Dortmund. Gjithashtu, Dembele merret vesh shumë mirë me Kylian Mbappe, me të cilin luan me kombëtaren e Francës.

Sipas mediave franceze, e ardhmja e Neymar do të vendoset sot ose nesër.

  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për negociatat, Merkel: Më vjen shumë keq, do t’i rikthehemi çështjes
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Maqedonia e Veriut ka bërë shumë me çështjen e emrit
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Nuk e ndjejmë veten gati për të hapur negociata
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Në 2008 bëmë disa lëvizje të nxituara me vizat