PD: Kajmaku përfitoi 2,6 milionë euro nga pushteti i Ramës

Heshtjen e kryeministrit Edi Rama në lidhje me denoncimet e opozitës mbi kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, demokratët e shpjeguan me lidhjet financiare që kanë gjetur mes tyre.

Ish-deputetja Albana Vokshi deklaroi nga selia blu se në 5 vitet e fundit kompania e Agim Kajmakut ka përfituar 2,6 milionë euro para’ publike nga pushteti i Ramës.

“Paratë janë mburoja e Jorgo Kajmakut nga drejtësia greke dhe ajo shqiptare. Krimineli në kërkim në Greqi me kompaninë e fidanëve ka marrë nga pushteti i Ramës rreth 2,6 milionë euro para’ publike, të marra me tendera duke qenë në një pjesë të madhe të tyre i vetëm në garë”, deklaroi Vokshi.

Shkarkoni aplikacionin e A2