“Prioritet grave”, Rama u kërkon dorëheqjen drejtuesve të Shkodrës

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar të gjithë drejtuesve rajonalë të Shkodrës që të japin dorëheqjen, për t’u zëvendësuar, për shkak të performancës së dobët.

“Të gjithë drejtuesve të drejtorive të Bashkisë Shkodër iu komunikua që duhet të japin dorëheqjen në mënyrë që të kemi një ristartim të këtij procesi në këtë bashki. Vendet vakante do të plotësohen nga persona që do të jenë brenda këtyre institucioneve, por sigurisht që do të ngremë një komision qytetar që do të përthithë, do të vlerësojë, figurat me më integritet profesional. Prioritet do të kenë gratë për të qenë drejtuese të këtyre institucioneve”, tha Brisela Kadia, kryetare e Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

Ndërkohë në kampin socialist kanë nisur që prej ditës së djeshme takimet për koordinimin e punës në nivel qendror dhe lokal, pas pushimeve të sezonit veror. Menjëherë pas rikthimit në zyrë, kryeministri Edi Rama, si drejtues i Qarkut të Veriut, mblodhi dje në Lezhë grupin e punës. Ndërsa pasditen e sotme, në selinë e Partisë Socialiste, Rama mbledh Kryesinë. Në mbledhje po diskutohen kandidaturat për drejtuesin e ri politik të qarkut. Ata janë Senida Mesi, Zef Çuni, Astrit Beci, Megi Ajtyresa dhe Ilir Beqaj. Të gjitha kandidaturat do t’i përcillen Kryesisë.

  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për negociatat, Merkel: Më vjen shumë keq, do t’i rikthehemi çështjes
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Maqedonia e Veriut ka bërë shumë me çështjen e emrit
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Nuk e ndjejmë veten gati për të hapur negociata
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Në 2008 bëmë disa lëvizje të nxituara me vizat