Rizgjohet vullkani i fuqishëm në Itali

Rizgjim i dhunshëm i vullkanit të Strombolit në Italinë jugore.

Një shpërthim i fortë u shënua pak pas mesditës së të mërkurës dhe një lumë llave vërshoi në det. Kolona hiri të nxehtë u panë të ngriheshin mbi qytetin popullor turistik. Pushuesit në Stromboli filmuan momentin e shpërthimit dhe raportuan se kishin ndjerë shije metalike në gojë. 

Autoritetet u mobilizuan për hedhjen e ujit nga ajri për të shuar flakët që llava shkaktoi tek bimësia.

Fatmirësisht, zona rreth Strombolit ishte mbyllur për shkak të rritjes së aktivitetit. Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë sqaroi se bëhej fjalë për një përsëritje të shpërthimit të 3 korrikut, kur mbeti i vrarë një person.

Stromboli konsiderohet si një prej vullkaneve më aktivë në botë.

Shkarkoni aplikacionin e A2