Sërish mësim me turne për nxënësit e Tiranës

Edhe këtë vit, nxënësit e Tiranës do të mësojnë me dy turne. Më të prekur nga mësimi pasdite do të jenë nxënësit e shkollave 9-vjeçare, por nuk do t’i shpëtojnë as gjimnazet me fluks të madh.  

Vetëm në shkollën e mesme “Sami Frashëri” këtë vit shkollor do të hapen 14 vite të para, me 35 nxënës për klasë. As ndërtimi i shtesave e aq më pak rikonstruksionet nuk eleminojnë turnet e dyta në shkollat e mbipopulluara në Tiranë.

Vetëm ndërtimi i institucioneve të reja, rreth 17 të tilla të premtuara nga bashkia, do të jetë zgjidhja që nxënësit mos të shkojnë pasdite në shkollë.

Pak ditë më parë, kryetari Erion Veliaj premtoi se do t’i japë fund turneve brenda mandatit të dytë, ndërsa këtë vit arsimor vetëm një shkollë e re i shtohet Tiranës.

Në 16 shtator nis viti i ri shkollor në arsimin parauniversitar. Nëse në rrethe klasat po boshatisen nga largimet brenda dhe jashtë vendit, në Tiranë shkollat punojnë me turne. 

Shkarkoni aplikacionin e A2