Skandali ‘‘Epstein’’, princi Andrew nën akuzë për abuzime seksuale

E ka mohuar përfshirjen në skandalin seksual të Jeffrey Epstein, por dëshmia e një prej viktimave të financierit të vetëvrarë amerikane, i vështirëson tej mase pozitat e princit Andrew të Britanisë së Madhe.

Një grua e cila akuzon Esptein për abuzime dhe që pretendon se ishte detyruar të kryente marrëdhënie me vëllain e princit Charles në moshën 17-vjeçare, i kërkon pjesëtarit të familjes mbretërore të pranojë publikisht fajin.

Princi Andrew me 17-vjecaren Virginia Giuffre në 2001

“Ai e di shumë mirë se çka bërë dhe shpresoj që ta pranojë sa më shpejt”, deklaroi akuzuesja Virginia Giuffre.

Virginia Giuffre sot

 Gjatë dëshmisë së saj në gjykatë, 35-vjeçarja deklaroi se princi Andrew e kishte detyruar në tre raste të kryente marrëdhënie me të. Ndërsa financierin e vetëvrarë që thuhet të kishte miqësi me emra si Donald Trump, princi Andrew apo ish presidenti Bill Clinton, e akuzoi se e kishte shfrytëzuar si skllave seksi.

Jeffrey Epstein vrau vetën në burg këtë muaj, ndërsa priste të gjykohej për akuzat e trafikimit seksual dhe komplotit. Princi Andrew i mohon akuzat për abuzime, dhe  pretendon së takimi me Epstein pas lirimit nga burgu ka qenë një gabim. Viktima të tjera dëshmuan në një gjykatë të Nju Jorkut lidhur me krimet e pretenduar të 66-vjeçarit të vetëvrarë.

Shkarkoni aplikacionin e A2