Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Stuhi politike në Britani, Johnson kërkon pezullimin e Parlamentit

Nga A2 CNN
28 Gusht 2019, 15:25 | Bota

Qeveria britanike i kërkon mbretëreshës Elizabeta të pezullojë parlamentin disa ditë pasi ligjvënësit britanik të nisin punën në muajin shtator, dhe vetëm pak javë para skadimit të afatit të Brexit. Kryeministri Boris Johnson tha se mbretëresha do të mbajë një fjalim, në 14 tetor, për të prezantuar, atë që e quajti “axhendën e tij entuziazmuese”.

“Kemi nevojë për ligje të reja e të rëndësishme dhe për këtë arsyeje mbretëresha do të mbajë një fjalim në 14 tetor. Duhet të vazhdojmë përpara me një program të ri legjislativ”, deklaroi kryeministri britanik.  Por pezullimi i Parlamentit nga 10 shtatori deri në 14 tetor nënkupton se ligjvënësit do të kenë më pak kohë për të miratuar ligje që do të ndalonin një Brexit pa ujdi.

Boris Johnson dhe Elizabeta II

Kryetari i dhomës së komunëve John Bercow , i cili rrallë komenton njoftimet politike, e cilësoi këtë një shkelje të rëndë të kushtetutës. 

”Është absolutisht e qartë se qëllimi i pezullimit të parlamentit në këtë moment, është pengimi i debateve për Brexit dhe punës së ligjvënësve në përcaktimin e kursit që do të ndjekë vendi. Është një fyerje ndaj demokracisë dhe të të drejtave të parlamentarëve si të zgjedhurit e popullit”, deklaroi ai.

 Por Johnson i mohoi pretendimet e kritikëve se po përpiqet të pengojë deputetët të parandalojnë një Brexit pa ujdi.

Kryetari i dhomës së komunëve John Bercow

“Është tërësisht e pavërtetë. Në po avancojmë një program të ri legjislativ”, shtoi ai.  

Lideri laburist jeremy Corbyn tha se ishte i tmerruar nga papërgjegjshmëria e qeverisë Johnson. “Është një skandal, dhe kërcënim ndaj demokracisë sonë”, ishin fjalët e Korbin.

Një peticion kundër vendimit të Johnson është publikuar në faqen e parlamentit duke grumbulluar mijëra firma.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli