Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sulme kamikaze të ISIS në Gaza, 3 policë të vdekur

Nga A2 CNN
28 Gusht 2019, 08:51 | Bota
Sulme kamikaze të ISIS në Gaza, 3 policë të vdekur

Rripi i Gazës  ka përjetuar një natë të përgjakur sonte, ku në dy atentate të ndryshme kanë humbur jetën tre policë.

Sulmet ishin marrë përsipër nga dy kamikazë, që dyshohen se i përkasin grupeve aleate të ISIS që janë të pranishëm në atë territor, dhe kishte si objektiv dy nga postblloqet e shumta që karakterizojnë territorin.

Rripi i Gazës kontrollohet nga organizata Hamas nga viti 2007. Vitet e fundit organizata të ndryshme më radikale kanë kritikuar Hamasin për pasivitet në lidhje me kauzën palestineze, duke gjetur në Shtetin Islamik (ISIS) një aleat të interesuar.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë