Trajleri final i “Joker”, shfaqet edhe Robert De Niro

Është publikuar trajleri i fundit i filmit “Joker”, kundërshtarit të madh të heroit të filmave aksion Batman. Me protagonist Joaquin Phoenix, në videon e Warner Bross shfaqet për herë të parë edhe Robert De Niro, i cili luan gjithashtu një rol në këtë film.

Por ajo që ka befasuar më shumë kritikët është interpretimi i shkëlqyer i Phoenix. Sipas CNN Entertaniment, është e sigurt që aktori, i emëruar më parë për Çmimin Oscar, do të thërritet sërish në vitin 2020 nga Akademia.

Ngjarjet zhvillohen në vitin 1981 dhe tregojnë historinë e Arthur Fleck, një komik i dështuar i cili kthehet për të vrarë qytetin e Gotamit. Regjisori i filmit është Todd Phillips, i cili njihet më mirë për trilogjinë “The Hangover”. Robert De Niro luan rolin e një prezantuesi që sjell edhe rrënimin emocional të Joker-it kur e përbuz në televizion.

Filmi pritet të debutojë fillimisht në Festivalin e Venecias, më pas në atë të Torontos dhe të Nju Jorkut. Në sallat e kinemave pritet të shfaqet duke filluar nga 4 tetori i këtij viti.

Shkarkoni aplikacionin e A2