Ushtarët gjermanë kanë mbetur pa këpucë luftarake

Ushtarët gjermanë do të duhet të presin deri në vitin 2022 për të marrë këpucë të reja për t’u përdorur në misionet ushtarake. Shtyrja e procesit të rinovimit ka sjellë reagime të ashpra nga politikanë të ndryshëm në vend si dhe ka ngritur dyshime për gatishmërinë e ushtrisë.

Zëvendësimi i këpucëve me modelet e reja ka nisur në vitin 2016 dhe do të duhet të përfundonte në vitin 2020, por Ministria gjermane e Mbrojtjes tha për CNN se projekti është shtyrë deri në mesin e vitit 2022. “Për shkak të kufizimeve në kapacitetet e industrisë nuk mund të respektohet ai afat”, tha një zëdhënës i Ministrisë. “Në të njëjtën kohë prodhohen mijëra këpucë”.

Ministria kishte planifikuar t’u jepte ushtarëve gjermanë dy lloje këpucësh, një palë “të rënda luftarake” dhe një palë “këpucë të lehta”, por pranoi se vetëm 60% e ushtarakëve kanë marrë këpucët e lehta dhe askush deri tani nuk ka marrë modelin tjetër.

I gjithë procesi është kritikuar nga deputetë të ndryshëm të opozitës, të cilët nisën edhe një hetim parlamentar prej të cilit dolën këto rezultate. Ata thonë se Qeveria ka dështuar të mbajë në gatishmëri ushtrinë e një vendi kyç anëtar të NATO-s. Deputetja Marie-Agnes Strack-Zimmermann tha për CNN: “Këpucët e ushtarëve janë çështje sigurie, jo mode. Të gjithë duhet t’i marrin brenda vitit 2020”.

Procesi nisi nën drejtimin e Ursula von der Leyen, tashmë ish-ministre e Mbrojtjes, pasi ka marrë detyrën e Presidentes së Komisionit Europian. Shumica e kritikëve të saj thonë se në 5 vitet që drejtoi ministrinë e ka lënë ushtrinë të papërgatitur për luftë.

  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për negociatat, Merkel: Më vjen shumë keq, do t’i rikthehemi çështjes
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Maqedonia e Veriut ka bërë shumë me çështjen e emrit
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Nuk e ndjejmë veten gati për të hapur negociata
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Në 2008 bëmë disa lëvizje të nxituara me vizat