AKU mbyll magazinën për kushtet skandaloze, sekuestrohen 141 ton miell

Një sasi prej 141 tonësh miell u sekuestrua në Fushë-Krujë, pasi kompania “Afrim Bici” i  mbante këto produkte në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, ku madje janë konstatuar edhe brejtës të ngordhur.

Nga ana tjetër, ky subjekt, që operonte në treg prej 18 vitesh, kishte edhe probleme me dokumentacionin, ndaj AKU vendosi një gjobë prej 3.15 milionë lekësh dhe mbyllje të aktivitetit.

Një mi i ngordhur në magazinën e sekuestruar

Mes mallrave të konstatuara në magazinë përmenden 111 ton ushqime për kafshë, që ky subjekt i përdorte për njerëz.

Shkarkoni aplikacionin e A2