Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Brazili merr masat për zjarret në Amazonë, jo më pastrim pyjesh

Nga A2 CNN
29 Gusht 2019, 16:32 | Bota
Brazili merr masat për zjarret në Amazonë, jo më pastrim

Brazili ndalon ndezjen e zjarreve për pastrimin e terrenit në Amazonë për 60 ditë, si një kundërpërgjigjie ndaj katastrofës që ka përfshirë pyjet e Amazonës.

Dekreti u nënshkrua nga Presidenti Jair Bolsonaro, i cili po përballet me një valë kritikash ndërkombëtarë për dështimin në mbrojtjen e pyjeve. Vendet e Amerikës së Jugut do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar lidhur me krizën.

Një ambientalist i njohur në Brazil paralajmëroi të mërkurën se situata pritet të rëndohet edhe më tej. Zjarri më i madh nuk ka ardhur ende, ishin fjalët e tij.

Nuk është ende e qartë se cili do të jetë impakti i masës së re të qëverisë braziliane. Aktivistët thonë se pastrimi i pyjeve është thuajse i ndaluar në Amazonë, por zbatimi i kësaj mase është i dobët.

Amazona, një magazinë e rëndësishme e karbonit, që ndalon ritmin e ngrohjes globale, është përfshirë nga më shumë se 80 000 zjarre këtë vit, që do të thotë 77% më shumë se në 8 muajt e parë të vitit të kaluar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani