Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Conte pranon mandatin, Salvini: Do të protestojmë

Nga A2 CNN
29 Gusht 2019, 20:18 | Bota
Conte pranon mandatin, Salvini: Do të protestojmë

Një javë pas rrëzimit të qeverisë së dominuar nga nacionalistët, Giuseppe Conte pranoi mandatin për të krijuar një koalicon të ri qeveritar në Itali, me zotimin se do të udhëheqë një Itali më të bashkuar e gjithëpërfshirëse.

“Do të krijohët një qeveri për të mirën e qytetarëve, për modernizimin e vendit, për ta bërë atë më kompetitiv në kontekstin ndërkombëtar, por njëkohësisht edhe më të drejtë e gjithëpërfshirës”, tha Conte. 

Mandatimi i Contes erdhi pas marrëvëshjes së Partisë Demokratike nga qendra e majtë me lëvizjen populiste të 5 yjeve për krijimin e një koalicioni qeverisës. Vendimi preu brutalisht shpresat e Mateo Salvinit për zgjedhje të parakohshme dhe për ta qeverisur i vetëm Italinë. Ishte pikërisht lideri i Legës që çoi në rrëzimin e qeverisë, duke i dhënë fund koalicionit me lëvizjen e 5 yjeve të Luigi di Maios, e duke kërkuar mocion mosbesimi për kryeministrin Conte.

Në 20 gusht, akademiku dha dorëheqjen dhe sulmoi ashpër Salvinin, duke e quajtur të papërgjegjshëm. Në fjalën e tij për gazetarët pas shpalljes së koalicionit, Salvini përsëriti kërkesën për zgjedhje të reja dhe tha se italianët do të ngriheshin në këmbë për të ndëshkuar PD-në dhe lëvizjen e 5 yjeve: “Përse shërben votimi kur ata që ne votojmë për t’i çuar në shtëpi kthehen nga dritarja me lojëra pallatesh. Zgjedhjet janë e vetmja alternativë dinjitoze”.

Administrata e re do të shërbejë deri në zgjedhjet e ardhshme, të planifikuara për vitin 2023. Mundësia e një administrate të re të drejtuar nga Conte pati efekt pozitiv në tregje, ndërsa mendohet se qeveria e re do të jetë më e kujdesshme dhe do të shmangë konfrontimin me Europën. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani