Cristiano: Ende nuk kam darkuar me Messin, ndoshta në të ardhmen

Gjatë hedhjes së shortit të Champions League, Messi dhe Cristiano Ronaldo përfituan për të treguar se mes tyre ka një marrëdhënie të mirë.

Fillimisht foli Messi mbi rivalitetin me CR7 në kampionatin spanjoll: “Ishte shumë bukur”.

Menjëherë erdhi përgjigjja e portugezit: “Kemi ndarë skenën për 15 vite. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në futboll kjo gjë, që dy futbollistë të rivalizojnë me njëri-tjetrin kaq gjatë. Nuk është e lehtë, por kemi marrëdhënie të mirë. Darkë nuk kemi ngrënë bashkë ende, por në të ardhmen…”

“Më mungon Spanja, kemi pasur betejë me njëri-tjetrin dhe e kemi shtyrë njëri-tjetrin që të përmirësohemi. Jemi të dy pjesë e historisë së futbollit”, shtoi Cristiano.

Shkarkoni aplikacionin e A2