Deklarimet online, biznesi ka 2 javë kohë për vërejtjet

Bizneset kanë afat deri në javën e dytë të shtatorit për t’i paraqitur zyrtarisht Ministrisë së Financave kritikat dhe rekomandimet për draftin e fiskalizmit, që parashikon deklarimin e të gjitha faturave online. Afati është bërë i ditur nga ministrja Anila Denaj në mbledhjen e Këshillit të Investimeve.

Faza e konsultimit publik mbyllet juridikisht brenda këtij muaji. Ne jemi të hapur për vetë faktin që muaji gusht është me kufizime për sa i përket burimeve njerëzore, por edhe nga ana e biznesit, ta shtyjmë marrjen e mendimeve deri në datën 15 shtator, pasi kërkojmë vërtet që ky projektligj të diskutohet dhe të marrë parasysh të gjithë nevojat e grupeve të interesit”, tha ministrja Denaj.

Ndërkaq mësohet se gjatë mbledhjes me biznesin, e cila vijoi me dyer të mbyllura për median, drejtuesit e dikasterit të Financave kanë deklaruar se aplikacioni nëpërmjet të cilit do të bëhen deklarimet on line për biznesin e vogël do të jetë falas. Ky sistem pritet të bëhet funksional nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2