E ardhmja përball njerëzimin me krizën ushqimore

Ngrohja globale ndryshon klimën, degradon tokën duke pakësuar apo zhdukur lloje të botës bimore dhe shtazore, rrjedhimisht, pakësohen burimet ushqimore për njerëzimin.

Ndërkohë që shkencëtarët “anti-ngrohje” paralajmërojnë një “epokë moderne akullnajore”. Por, cilat janë argumentat?

Së pari, astrofizikanët parashikojnë dobësim të aktivitetit diellor për vitet 2020-2053, i cili nënkupton ftohje të tokës. Dhe vërtet, një ndryshim me 0,1% në aktivitetin diellor ndryshon me 0,1°C temperaturën mesatare të Tokës.

Së dyti, dobësimi i aktivitetit diellor zvogëlon fushën magnetike diellore e cila shërben si ombrella e sistemit tonë diellor ndaj rrezeve kozmike. Prishja e kësaj ombrelle do të “zbulonte” tokën ndaj rrezeve kozmike të cilat kanë aftësi të shkatërrojnë mbështjellën e atmosferës duke krijuar dritare të hapura ndaj hapësirës kozmike, të cilat largojnë nxehtësinë e tokës drejt hapësirës duke krijuar ftohje dhe ngrirje të tokës. 

Edhe në këtë rast pasojat janë degradim i tokës, dëmtim i botës bimore dhe shtazore, duke përballur njerëzimin me mungesë të ushqimit.

Prandaj, çështja nuk është ngrohje apo ftohje globale, por siguria e burimeve globale të ushqimit për të ardhmen.

Shkarkoni aplikacionin e A2