Fotot më të mira nga tapeti i kuq në Festivalin e Venecias

Nisi të mërkurën edicioni i 76 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, ku sigurisht vëmendjen më të madhe e zuri tapeti i kuq dhe parakalimi i yjeve të kinemasë, modelingut dhe showbiz-it. Ndërsa të ftuarit afroheshin – sigurisht me varkë – drejt Pallatit të Kinemasë, adhuruesit e shumtë mund të shijonin shfaqje elegance, veshjesh luksoze dhe pozat e VIP-ave.

Filmi i parë i këtij edicioni ishte prodhimi franko-japonez “The Truth”, me protagonistet Catherine Deneuve dhe Juliette Binochet, të cilat tërhoqën vëmendje edhe në tapetin e kuq, me veshje nga Jean Paul Gaultier dhe Armani Privé.

Shkarkoni aplikacionin e A2