Fruthi rikthehet në Shqipëri, OBSH: 4 shtete europiane, jo më të pastra

Fruthi është rikthyer në Shqipëri dhe 3 shtete të tjera europiane që konsideroheshin të pastra nga sëmundja. Alarmi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas të cilës sëmundja nuk konsiderohet më e çrrënjosur në vendin tonë, Republikën Çeke, Greqi dhe Britaninë e Madhe. “Po përpiqemi t’iu komunikojmë juve dhe botës se po bëjmë hapa prapa, jemi në shinën e gabuar”, tha Kate O’Brien, drejtuese e departamentit të imunizimit në OBSH.

Shtetet deklarohen si të pastra nga sëmundja kur nuk ka transmetim endemik për 12 muaj në një zonë të caktuar gjeografike. Përfaqësuesja e OBSH tha se të 4-rta vendet europiane që kanë humbur statusin e çrrënjosjes së fruthit, kanë një mbulim ekstremisht të lartë me vaksina. “Kjo është kambana e alarmit që po bie në botë: të jesh në gjendje të kesh mbulim të lartë me vaksina nuk mjafton. Duhet të arrihet në çdo komunitet, dhe çdo familje për secilin fëmije”, tha O’Brien.

Ekspertët e shëndetësisë thonë se gënjeshtrat apo keqinformimet për vaksinën e fruthit kanë lejuar përhapjen e sëmundjes. Ata u kërkojnë rrjeteve sociale dhe liderëve politikë të ofrojnë informacione të sakta dhe shkencërisht të besueshme.

Fruthi, i cili mund të parandalohet përmes 2 dozave të vaksinës MMR, është sëmundje ngjitëse dhe potencialisht fatale. Ai shkakton kollë, skuqje dhe temperaturë. Sipas të dhënave të OBSH në të gjitha vendet e botës ka një rritje të rasteve me fruth, përveç Amerikave. Rreth 365 mijë raste janë raportuar në rang global përgjatë këtij viti, 3 herë më shumë se sa në gjysmën e parë të vitit 2018.

  • LAJMI I FUNDIT | KLP rendit kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm
  • LAJMI I FUNDIT | Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku është renditur e dyta me 406
  • LAJMI I FUNDIT | Në vend të tretë është vendosur Fatjona Memçaj me 362 pik
  • LAJMI I FUNDIT | Në vend të tretë është vendosur Fatjona Memçaj me 362 pikë