Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gjata: Koalicioni opozitar, i njëjti qëndrim si më 16 shkurt, asnjëri nuk e do Ramën

Nga A2 CNN
29 Gusht 2019, 14:40 | Politikë
Gjata: Koalicioni opozitar, i njëjti qëndrim si më 16 shkurt,

Opozita po përgatitet për një vjeshtë të nxehtë, por sa e bashkuar është ajo në qëndrimin kundër qeverisjes së Edi Ramës dhe qëndrimit politik  në kuadër të zgjedhjeve të dekretuara më 13 tetor, dhe fakteve që po përfshijnë të kaluarën e kandidatëve të mazhorancës?

I ftuar në A2, sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, çështjet Pjetri dhe Kajmaku i cilëson si “elementë të vegjël, janë pasojat”. Sipas tij, asnjëri nuk emërohet pa dijeninë e të së kaluarës së Edi Ramës.

“Pse i dalin Ramës njerëzit e tij të inkriminuar, përse të kaluarën e tyre ia gjejmë gjithmonë ne si opozitë, dhe Qeveria nuk e gjen dot? Gjithë Shkodra e dinte kush ishte Pjetri, gjithë Vora kush ishte Kajmaku”, thotë Gjata.

Sipas tij, “Edi Rama këto tipa i zgjedh sepse ia dikton krimi i organizuar, si dhe oligarkët, trinia e Rilindjes”.

https://a2news.com/2019/08/28/basha-sa-te-jete-rama-kryeminister-nuk-ka-as-drejtesi-dhe-as-demokraci/

Kur persona problematikë dolën në pah në 2015 edhe në radhët e PD-së, për Gjatën “ajo pati burrërinë politike që të distancohet nga ato figura, në mes të fushatës. PD ka prezantuar një listë me 12 emra problematikë,  nuk ka asnjë vend ku opozita merret me gjetjen e krimeve, por Qeveria nuk bën detyrën e vet”.

Edhe për këtë arsye, largimi i Ramës para zgjedhjeve është një element i domosdoshëm, dhe përjashton që PD mund të futet ne zgjedhje me kryeministrin e tanishëm si kandidat. Për aleatët, veçanërisht LSI-në, ai thotë që “duhen pyetur ata, por nuk kam dëgjuar asnjë deklaratë ku thuhet se nuk duhet të iki Rama”, dhe duket i bindur që koalicioni “është i njëjti që ka qenë që me 16 shkurt, me të njëjtat kushte dhe me të njëjtin qëndrim“.

A2 CNN Livestream

Dita jonë