Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Hysaj kërkohet në Spanjë, menaxheri: Duhet të veprojmë shpejt

Nga A2 CNN
29 Gusht 2019, 13:42 | Futboll
Hysaj kërkohet në Spanjë, menaxheri: Duhet të veprojmë

Elseid Hysaj është pranë kalimit në kampionatin spanjoll të futbollit. Valencia ka shfaqur interes për kapitenin e përfaqësueses shqiptare, pas dëmtimit të një prej futbollistëve titulluar skuadrës. Mbrojtësi i Napolit, mund të transferohet atje në formën e huazimit me të drejte blerjeje.

Klubi spanjoll do te blinte përfundimisht kartonin e mbrojtësit nëse 25-vjeçari do të plotësojë një numër të caktuar ndeshjesh dhe do të arrijë objektiva të tjerë të vendosur nga klubi. “Kemi kontakte por koha është e shkurtër dhe duhet të veprojmë shpejt”, këto kanë qenë fjalët e Mario Giufredi-t, agjentit të Elseid Hysaj që konfirmon nisjen e bisedimeve me klubin e Valencias.

A2 CNN Livestream

Dita jonë