Itali, 29-vjeçari shqiptar kapet me 2 kuintal drogë në Bologna

Policia italiane ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar në Bologna, i akuzuar për trafikun e më shumë se dy kuintal marijuanë. Sasi e drogës u gjet në një makinë që ndodhej në një sheshpushim në autostradë.

Autori tentoi t’i shpëtoi nga forcat e rendit, por u kap pas pak kilometrash. Policia italiane sekuestroi rreth 208 kilogramë të ndarë në 100 qese të ndryshme, që po të shiteshin në tregun italian mund të vlenin më shumë se 1 milion e 200 mijë euro.

Shkarkoni aplikacionin e A2