Krujë, 19 të arrestuar për kultivim kanabisi, 7 të tjerë shpallen në kërkim

Policia e Krujës ka arrestuar 19 persona dhe ka shpallur në kërkim 7 të tjerë, të akuzuar për “kultivim të bimëve narkotike”. Në operacionin për arrestimin e të dyshuarve kanë qenë të pranishme edhe Forcar e Ndërhyrjes së Shpejtë. Sipas Policisë ky operacion, i cili u realizua pas 3 muajsh hetime, ka lidhje me të tjerë të zhvilluar më parë në zonë, ku janë gjatë të cilëve janë arrestuar 27 persona dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Lista e të arrestuarve

A. L., 31 vjeç, banues në Mamurras;

M. Ll., 56 vjeç, banues në Mirditë;

L. D., 47 vjeç, banues në Borizanë, Krujë;

N. M., 28 vjeç, banues në Krujë;

M. K., 61 vjeç, banues në Brret, Krujë;

R. K., 56 vjeç, banues në Brret, Krujë;

E. K., 27 vjeç, banues në Brret, Krujë;

Xh. K., 53 vjeç, banues në Picrragë, Krujë;

L. Sh., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë;

K. Sh., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë;

A. M., 65 vjeç, banues në Krujë;

F. M., 28 vjeç, banues në Krujë;

K. L., 47 vjeç, banues në Cudhi, Krujë;

A. G., 35 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

F. M., 41 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

B. K., 31 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

I. X., 42 vjeç, banues në Nojë, Krujë;

G. K., 36 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

U bë ndalimi me iniciativë për shtetasin:

A. K., 30 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

“Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatrave Shkretë, Mafsheq, Nojë, Qafë Shtamë, Picrragë, Brret, Borizanë të Bashkisë Krujë, ku në periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë të dyshuara narkotike Canabis Sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 33 aparate celulare dhe 1 armë zjarri pistoletë zhurmuese”

Njoftimi i Policisë së Shtetit
Shkarkoni aplikacionin e A2