Largohet një prej heronjve të Euro 2016, Basha njofton tërheqjen

Mesfushori Migjen Basha, përmes një statusi në Facebook, ka zyrtarizuar disi papritur tërheqjen e tij nga Kombëtarja shqiptare. Asnjë polemikë për të, por një ndryshim në prioritetet në jetë.

Mendojë që ka ardhur momenti i duhur për mua qe ti dedikoj më tepër kohë familjes time.Por në të njëjtën kohe, ti…

Gepostet von Migjen Basha am Mittwoch, 28. August 2019

“Mendoj që ka ardhur momenti i duhur për  mua që t’i dedikoj më tepër kohë familjes time. Por në të njëjtën kohë, t’i japim mundësinë dhe lojtarëve më të rinj të kenë më tepër hapësira në ekipin kombëtar. Dua të falënderojë nga zemra të gjithë lojtarët e ekipit kombëtar, shokët e miqtë e mi gjatë këtyre viteve. Falënderoj stafin teknik të ekipit kombëtar dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për mundësinë”, shkruan lojtari 32-vjeçar i lindur në Lozanë të Zvicrës, dhe që ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në kampionatin italian, Kryesisht me Torinon dhe Barin.

Në fazën finale të kampionatit europian në Francë luajti vetëm në ndeshjen e fituar ndaj Rumanisë. E nisi titullar dhe u largua nga fusha në minutën e 83-të për t’i lënë vendin Lorik Canës.

Shkarkoni aplikacionin e A2