Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Mendonte se burri e tradhtonte sepse i gjeti buzëkuq, gruaja shokohet nga rrëfimi i bashkëshortit

Nga A2 CNN
29 Gusht 2019, 20:53 | Lifestyle

Një grua e cila mendonte se bashkëshorti po e tradhtonte pasi i kishte gjetur në makinë një buzëkuq, zbuloi se dyshimet e saj ishin krejtësisht të pabaza.

Në fakt, burri i saj pranoi se ishte transgjinor. Kelly Allen, nga Uellsi, do të rimartohet me Warrenin, i cili sot quhet Zoe.

“Pasi i gjeta buzëkuqin në makinë, më tha që nuk më kishte tradhtuar kurrë dhe nuk do ta bënte ndonjëherë këtë gjë. Gjërat po shkonin mirë mes nesh, por vija re që me raste vishej si femër. Një ditë e pyeta nëse donte të ishte femër dhe më tha po. U shokova, por nga ana tjetër u lehtësova që më tha një sekret kaq të madh. Sot jemi më të afërta se kurrë”, tregoi 37-vjeçarja.

Çifti ka dy djem, 10 dhe 8 vjeç, të cilët, sipas Kellyt, nuk e kanë fare problem që babai ka një identitet femre tanimë.

“Kur i pyeta se si do të ndiheshin nëse babai do të vishej gjithmonë si femër, ata thanë që le të vishet nëse dëshiron të vishet ashtu”, tha Kelly Allen.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani