“Mos më dërgoni në Rusi, do të më vrasin”, shtyhet seanca për ekstradimin e anëtarit të ISIS

“Ju lutem mos më deportoni në Rusi, sepse atje do të më vrasin”. Me këto fjalë i është drejtuar shtetasi Rasul Mislaev, Gjyqtarit të seancës që do të shqyrtonte kërkesën për ekstradimin e tij në Rusi. Seanca gjyqësore ndaj 34-vjeçarit nga Çeçenia u shty pasi mungonte pa ndonjë shkak të arsyeshëm përfaqësuesi i Prokurorisë, organit që ka kërkuar shqyrtimin e ekstradimit të tij në Rusi ku akuzohet për vepër penale që ka lidhje me terrorizmin.

Seanca e radhës do te mbahet me 10 shtator, për të vendosur nëse Mislaev do te ekstradohet ose jo. Ndërkohë, shtetasit rus iu caktua avokat mbrojtës nga gjykata pasi deklaroi se nuk mund të paguajë për mbrojtjen e tij.

Mislaev u arrestua nga Policia shqiptare në 12 korrik të këtij viti, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata ruse, ku akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”. Sipas autoriteteve ruse, në qershor të vitit 2013, Mislaev ishte larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar grupit ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri. Ai kishte hyr në vendin tonë si emigrant i paligjshëm.

  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për negociatat, Merkel: Më vjen shumë keq, do t’i rikthehemi çështjes
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Maqedonia e Veriut ka bërë shumë me çështjen e emrit
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Nuk e ndjejmë veten gati për të hapur negociata
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Në 2008 bëmë disa lëvizje të nxituara me vizat