Një anije kozmike rrotullohet prej 721 ditësh rreth Tokës, arsyet nuk dihen – A2

Një anije kozmike rrotullohet prej 721 ditësh rreth Tokës, arsyet nuk dihen

Një anije kozmike, me dimensionet dhe pamje që mund të kujtojë anijet e prodhuar nga NASA, gjendet aktualisht në orbitën e Tokës.   Fakti interesant është që ka plot 721 ditë që mjeti ndodhet sipër kokave tona, një rekord. Fakti paksa shqetësues është se askush nuk di ekzaktësisht pse, përveç një numër shumë i kufizuar ushtarakësh amerikan.

Bëhet fjalë për anijen e tipit Boeing X37-B, i cili për jetëgjatësinë e tij i detyrohet faktit që furnizohet me energji diellore. Një dron i madh, me pak fjalë, pa ekuipazh por me teknologjinë fundit, madje për disa me një teknologji që ende nuk ekziston zyrtarisht.  

Komentet zyrtare janë shumë të thata, dhe flasin për një ”program eksperimental që po teston teknologjitë të sigurta dhe të ripërtëritshme për ushtrinë amerikane”, por nuk mund të mungojnë teoritë jo zyrtare.  

Disa mendojnë që X37-B mund të jetë prototipi i mjetit luftarak hapësinor, mjeti i parë i asaj që presidenti amerikan Trump njoftoi si në projektim pas disa vitesh , Forcës Hapësinore (Space Force) të ushtrisë amerikane.

Teori të tjera, pak më me këmbë në tokë, mendojnë se është një mjet spiunimi ndaj manovrave ushtarake ruse por sidomos kineze, vend ky i fundit që po interesohet gjithmonë më shumë me hapësirën.

Shkarkoni aplikacionin e A2