Rizgjimi i vullkanit, pamje spektakolare nga Stromboli

Një prej vullkanëve më aktivë në botë, ai i Strombolit, pati një rizgjim të dhunshëm të mërkurën, duke lëshuar hi e llavë të nxehtë në det.

Pamje spektakolare erdhën nga qyteti i populluar me turistë në jug të Italisë.

Autoritetet u mobilizuan për hedhjen e ujit nga ajri për të shuar flakët që llava shkaktoi tek bimësia.

Fatmirësisht, zona rreth Strombolit ishte mbyllur për shkak të rritjes së aktivitetit. Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë sqaroi se bëhej fjalë për një përsëritje të shpërthimit të 3 korrikut, kur mbeti i vrarë një person.

Shkarkoni aplikacionin e A2