Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shkodër, nisin dorëheqjet e para të drejtorëve

Nga A2 CNN
29 Gusht 2019, 20:04 | Politikë
Shkodër, nisin dorëheqjet e para të drejtorëve

Drejtorët e Prefekturës së Shkodrës i binden urdhrit të kryeministrit Edi Rama.

Një ditë pasi Rama u kërkoi dorëheqjet, thuajse të gjithë drejtorët e drejtorive zbatuan urdhrin. Kështu, kanë lënë detyrën drejtori i Hetimit Tatimor të veriut, Agim Shimaj, i emëruar më pak se dy muaj më parë nga ministrja Anila Denaj; drejtori i Drejtorisë Arsimore Kadri Ymeri; drejtori i Bujqësisë, Mustaf Kraja; drejtori i Hidrocentralit të Vaut të Dejës, Luan Heta; drejtori i Postës Shkodër, Edmond Emini, i cili është njëkohësisht edhe kryetari i Degës Shkodër.

Kanë dhënë gjithashtu dorëheqjet drejtori i Administrates së Zonave të Mbrojtura, Agim Dardha dhe drejtori i Shëndetit Publik, Astrit Beci.

Ndërkohë, për drejtorin e Spitalit të Shkodrës, Ardian Dajti, nuk është konfirmuar ende dorëheqja, edhe pse burimet thonë që edhe ai e firmosi ikjen në zbatim të urdhrit të kryeministrit.

Ndaj këtyre dorëheqjeve reagoi dega e PD-së në Shkodër, që e cilësoi të paligjshëm urdhrin e kryeministrit dhe nisjen e instalimit të partisë-shtet. Demokratët akuzuan Ramën se po vendos PS-në e Shkodrës në duart e Tom Doshit, por fillimisht po i spastron atij fushën që më pas të përcaktojë drejtorët e rinj rajonalë. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani