Turistët e huaj, operatorët të shqetësuar për kapacitetet akomoduese – A2

Turistët e huaj, operatorët të shqetësuar për kapacitetet akomoduese

Ndërsa Qeveria ka dhënë një shifër prej 10 milionë turistësh për këtë vit, operatorët e tregut janë të shqetësuar për kapacitete reale akomoduese dhe mikpritëse të vendit tonë. Sipas kreut të Shoqatës Shqiptare të Turizmit, Zak Topuzi, Shqipëria nuk mund të përballojë një fluks të tillë.

“Shqipëria nuk ka kapacitete për të pritur një numër më të madh turistësh. Jemi në një situatë emergjente. Duhet të ndërmarrim veprime emergjente për të ndërtuar hotele, resorte, për të përmirësuar infrastrukturën e cila, për të thënë të vërtetën, lë për të dëshiruar”, shprehet Topuzi.

Operatorët e tregut janë skeptikë edhe për efektet e politikës lehtësuese të taksave që qeveria ndërmori vitin e kaluar për hotelet me 4 dhe 5 yje, që sipas tyre, deri më tani nuk ka dhënë rezultat. “Ka një trend pozitiv, por akoma nuk ndihet efekti i këtyre politikave që shteti ka bërë”, thotë Topuzi.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, mbi 3.3 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në vend në shtatë muajt e parë të 2019, duke u rritur me 12,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por është ende herët për të bërë bilancin e sezonit turistik dhe mbi të gjitha impaktit në ekonomi.

Shkarkoni aplikacionin e A2